Lukoviq shkruan shqip
8 Marsi midis grave dhe burrave
Na Dan žena, 8. marta, objavljen je Lukovićev tekst u dodatku Koha per Grate (Vreme za Žene), koji je pripremio Kosovski Centar za Rodne Studije (Qendra Kosovare per Studime Gjinore/Kosovar Center for Gender Studies), a objavljen u dnevnim novinama Koha Ditore. Prenosimo albansku i srpsku varijantu teksta Petra Lukovića, tek kao da dokaz da jezici, narodi, novine, kolege, i Dani žena mogu egzistirati između dve susedne, verujemo – prijateljske države. Čitaocima koji pitaju zašto s Kosova nisu zvali Feralovku Cecu Lukić – već omraženog Lukoviqa, ne znamo šta da kažemo: life’s a bitch, naročito kad je Koha per Grate…
VARIJANTA A – DOMAĆINI S KOSOVA UVEK IMAJU PREDNOST: Ka dekada – betohem me Serbi, që kam planifikuar ta shkruaj një artikull armiqësor kundër 8 Marsit, por askush nuk ma kishte kërkuar. Kjo i shkoi ndërmend Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, e cila më ftoi ta them atë që e mendoj për këtë Festë.
Kam dashur – betohem me Kosovë dhe me Dokufest, që ta përcjelli idenë se 8 Marsi duhet të jetë Dita e Burrave, ndërsa 364 ditët tjera të jenë në pronësi të grave.
Secili burrë burrëror do ta pranojë se 8 Marsi gjithmonë ka qenë një mundësi që Masa Mashkullore të arsyetohej para gruas, të dashurës, nënës, të fejuarës, shoqes së vet. Ia blen një lule, ndonjë trëndafil të vyshkur, e shton një çokollatë, e gjithë kjo nuk të kushton më shumë se 3 euro – dhe dukesh xhentëlmen – ndërsa me 9 mars çdo gjë kthehet me të vjetrën. Futja luleve, futja dynjasë!
Me kalimin e viteve e kuptova atë që është dashur ta kuptoja shumë më herët. Sado që flasim për barazinë gjinore – në Ballkan, paramendojeni – gjithnjë ka ekzistuar një anë e palumtur: Gratë. A keni dëgjuar, ndonjëherë, për Shtëpi të sigurt ku burrat kërkojnë mbrojtje? A iu ka zënë veshi, ndonjëherë, për dhunë familjare ndaj bashkëshortit?
Fatmirësisht, do të thoshin cinikët – e kemi 8 Marsin për t’i mbuluar zbrazëtirat. Të hekurosim pak, t’ia dhurojmë një buqetë lulesh koleges të cilën nesër do ta largojmë nga puna. Askujt më nuk i kujtohet dhe nuk e di ç’është Dita e Gruas: a është krijuar gjatë luftës për të drejtën e votës dhe barazisë me burrat, apo si Ditë kur duhet blerë çokollatë personit të dashur?
Mediat në Serbi e paraqesin këtë ditë me PR mjegullues dhe ikje nga e kaluara: nëse nga 250 deputetët e Kuvendit të Serbisë 50 gra janë – ky konsiderohet si sukses i krahasueshëm me shkuarjen e anijes kozmike Apollo në Hënë.
Kur në Serbi e kemi një zëvendëskryeministre tejet të pranueshme si Zorana Mihajloviq, atëherë ajo vihet në shënjestër të tabloidëve, toaletoidëve dhe mediave tjera fashiste, sepse flet normalisht, duket normalisht, dhe prandaj – është normale. Që për secilin burrë është një gjë e rrezikshme, sepse ajo përjetohet si konkurrencë. Dhe nuk dyshoj: shumicës së burrave as që iu shkon mendja t’ia urojnë asaj 8 Marsin, sepse një urim të tillë do ta konsideronin si atak ndaj gjithë gjinisë mashkullore. Pse të jetë një grua zëvendëskryeministre kur zëvendëskryeministër mund të bëhet një burrec?
Natasha Kandiq, kuptohet, është gruaja më e urryer e shoqërisë civile, por ajo – e dini, s’ka asnjë lidhje me 8 Marsin dhe askush s’do ta merrte guximin t’ia uronte këtë ditë me lule ose llokume. Sikur të jetonim në vitin 1886, Natasha nuk do të kishte asgjë kundër, por Dita e Gruas është deformuar dhe, më falni, është shndërruar në një estradë nga e cila përjashtimet janë të rralla.
Një shikim tejkufitar nga Beogradi drejt Kosovës së pavarur jep shpresë: e patët Presidenten, të dashurën Atifete Jahjagën. Ne e kemi President Tomislav Nikoliqin. Si t’ia urojmë atij këtë Ditë të Burrave, e që ai të jetë i lumtur?
S’e di nëse është temë “femërore” ose “psikopate”, por Serbia gjithmonë synon të shfajësohet me estradën e saj të grave, gjoja Gratë Sundojnë. Nuk ka dallim nëse bëhet fjalë për Ceca Razhnatoviq, Seka Aleksiq, Stanija, Natasha Bekvalac, Soraja, Jelena Karleusha, Jellena, Dara Bubamara – janë aq shumë… Por, a mund ta paramendoni se ato janë gratë të cilat e festojnë dhe mallëngjehen për 8 Marsin autentik, Ditën e Gruas nga shekulli 19: për barazi, pa mobing dhe shantazhe.
Si këngëtare ato vërtet e kanë fituar të drejtën e votës, por me kusht që gjithmonë të jenë nën pushtetin e gjinisë tjetër. Kush nuk beson le t’i shikojë selfiet e nuseve tona këngëtare: ato nuk janë aty për arsye të 8 Marsit si Ditë të të drejtave të grave, por për shkak të burrave, myshterinjve të tyre më të mirë.
Burrat vetëm 8 Marsin e festojnë në mënyrë autentike. Pastrohen, dehen dhe e qetësojnë ndërgjegjen. Nën tingujt e këngëve të Cecës ose Sekës.
Për gratë e mençura, të cilat i besojnë vetes, 8 Marsi duhet të jetë motiv të tregojnë se jo vetëm që janë të barabarta me kolegët e tyre gender, por munden më shumë, më mirë, më larg dhe më lart se ata.
Ato mund ta bëjnë secilin burrë të ndjehet keq se është – burrë. Sepse kurrë nuk do të jetë aq kompleks, aq gjithëpërfshirës, aq i dijshëm dhe aq analitik sa – gruaja. Dhe jo vetëm në 24 orët e 8 Marsit, por përgjithmonë.
Koha e Patriarkatit ka përfunduar qëmoti. Është momenti që ta pranojmë – dhe ta përqafojmë – Matriarkatin.
Gëzuar 8 Marsin!
(Autori është gazetar beogradas, udhëheqës i portalit e-novine)
VARIJANTA B – GOSTI SU UVEK DOBRODOŠLI: Decenijama sam, kunem se Srbijom, želeo da napišem neprijateljski tekst o 8. martu, ali mi tekst niko nije tražio, sve dok se pametno nije setio Kosovski Centar za Rodne Studije (Qendra Kosovare per Studime Gjinore) da čuje šta mislim o ovom Prazniku. A, hteo sam, kunem se Kosovom i DokuFestom, da proturim tezu da 8. mart treba da bude Dan muškaraca, a da ostalih 364 dana budu u vlasništvu žena.
Večito je, priznaće svaka muška muškarčina, taj 8. mart bio prilika da se Muška Masa opravda pred svojom ženom, devojkom, majkom, verenicom, poznanicom. Kupiš joj cvet, uvelu ružu, uvališ čokaladu, sve te ne košta ni tri evra – a, ispadneš gentleman – te već 9. marta sve po starom. Jebeš cvet i jebeš svet!
Bio sam i sam takav ponekad; odnesem majci poklon i mislim da je sve u redu, a ništa nije u redu. Nisam je obilazio koliko je trebalo, nisam je zvao telefonom koliko je želela. Lagao sam sebe da će 200 grama kafe, buket cveća, čokolada, bajadera biti dokaz da Mislim i Brinem. Naročito za 8. Mart.
Što sam bivao stariji, shvatio sam ono što je trebalo davno da shvatim. Koliko god pričali o jednakosti polova, možeš misliti: na Balkanu – uvek je postojala jedna nesrećna strana: Žene. Da li ste, ikad, čuli za Sigurnu kuću u kojoj muškarci traže zaštitu? Da li ste, ikad, čuli za porodično nasilje nad mužem?
Srećom, rekli bi cinici – tu je 8. mart da pokrije rupe. Da malo ispeglamo, izvolite, koleginice, buket; a, već sutra, misli on, prva si na listi za otkaz. Niko se više i ne seća, a i ne zna šta je Dan žena; da li je nastao u borbi za pravo glasa i pravo da budu jednake smuškarcima, ili je nastao kao Dan da se kupi čokolada voljenoj osobi?
Medijski je to u Srbiji plasirano na PR-način, da zamaglimo i ne bavimo se prošloću; ako, recimo, u Skupštini Srbije, od 250 osoba, imamo pedesetak žena – to se smatra takvim državnim uspehom koji se poredi sa odlaskom posade Apolla na Mesec. Kad, recimo, u Srbiji imamo potpresednicu Vlade, vrlo pristojnu Zoranu Mihajlović – onda je ta ista žena na meti tabloida, toaletoida i ostalih fašističkih glasila, jer govori normalno, izgleda normalno, samim tim – jeste normalna. Što je za svakog muškarca opasno, jer je doživljava kao konkurenciju. I ne sumnjam; većina muškaraca ne pomišlja da joj čestita 8. mart, jer čestitku smatra atakom na čitav muški rod. Zašto žena-potpresednica kad može muškić-potpresednik?
Nataša Kandić je, razume se, najomraženija NVO žena u Srbiji, ali ona, razumećete, nikakve veze sa 8. martom nema, niti bi se neko usudio da joj taj Dan čestita buketom ili ratlukom; da je ovo 1886. godina, Nataša ništa ne bi imala protiv – jer se Dan žena izmetnuo i, da izvinite, pretvorio u estradu u kojoj su izuzeci retki.
Prekogranični pogled na nezavisno Kosovo, iz Beograda, daje malu nadu; imali ste predsednicu Kosova, draga Atifete Jahjaga; mi imamo predsednika Tomislava Nikolića, kako njemu da čestitamo Dan muškaraca, a da on bude srećan?
Ne znam da li je to “ženska” ili “psihopatska” tema, ali se Srbija uvek vadi na svoju žensku estradu; tobož, Žene vladaju – svejedno da li je to Ceca Ražnatović, Seka Aleksić, Stanija, Bekvalac Nataša, Soraja, Jelena Karleuša, Jellena, Dara Bubamara, ima ih pun q – ali, možete li zamisliti da su one koje slave i čeznu za autentičnim 8. martom, Danom žena, iz 19. veka; jednakost, ravnopravnost, bez mobinga i ucena.
Kao pevačice, jesu obezbedile pravo glasa (“Tvoj glas mi zvuči poznaro”), ali tako da budu uvek u vlasti tuđeg pola. Ko ne veruje neka potraži selfie-slike naših pevačkih snajki; nisu one tu zbog 8. Marta kao Dana ženskih prava, već zbog muškaraca, svojih najboljih mušterija.
Oni, muškarci, ispostaviće se da sam u pravu – jedino autentično slave 8. mart. Da se operu, opiju i umire savest. Sve uz pjesmu Cece ili Seke.
Pametnim ženama, koje veruju u sebe, 8. mart treba da bude motiv da pokažu ne samo da su ravnopravne sa svojim gender-kolegama, već jače, bolje, dalje i više.
Da svakom muškarcu bude krivo što je – muškarac. Jer nikad neće biti tako kompleksan, sveobuhvatan, mudar i analitičan kao – žena. I to ne samo 24 časa tog 8. marta; već uvek.
Vreme Patrijarhata je odavno prošlo; trenutak je da Matrijarhat priznamo i – zagrlimo. Happy 8. Mart!
P.S. Ky shkrim është botuar në shtojcën speciale Koha për Gratë, përgatitur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, publikuar në Kohën Ditore, më 8 Mars 2016.


del.icio.us
Digg
Facebook
